“1 muaj e gjysmë flija në zyrë”, Eni Çobani rrëfen ‘tradhtinë’ nga personi i saj i afërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eni Çobani është një ndër avokatet më në zë në Shqipëri si dhe një nga personat më diskretë kur vjen puna te jeta e saj personale.

Mirëpo si rrallë herë, Çobani ka vendosur që të rrëfejë një moment të vështirë që ka kaluar.

Ajo ka treguar se i është dashur që të përballet me padrejtësinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, por ky person i cili punonte me të i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike, por edhe shpirtërore.

Pjesë nga biseda e bërë në “Aldo Morning Show”:

Ajo tha se pasi zbuloi ngjarjen e përjetoi aq keq sa për një muaj e gjysëm qëndroi në zyrë.

Aldo: Nerva, kur të ikën truri?

Eni Çobani: A shpërthim me mërzitje? Mosmirënjohja më çon në një shpërthim…

Aldo: Ky është term i përgjithshëm na thuaj çfarë  ka ndodhur.

Eni Çobani: Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tëndi”. Më vjen shumë keq që  e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.

Lexo edhe :  Nuk fshihen më! Më shpejt nga sa e prisnim, Beniada ndan foto të partnerit të saj (FOTO)

Aldo: Tamam fjalën e ke për njeriun që punonte, asistentin në zyrën..

Eni Çobani: Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm.

Eni Çobani: Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj.

Aldo: Normale, por çfarë ndodhi, ti dole jashtë vetes?

Eni Çobani: Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë.

Aldo: Ti , organet kanë pasur mundësi ta gjejnë?

Eni Çobani: Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës  së parë.

Aldo: Të ra tavani në kokë?

Eni Çobani: Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin. Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët.

Eni Çobani: Jo, në asnjë moment. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të  tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë  një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar.


Të fundit

“Shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa ‘i merr në mbrojtje’:Është fatkeqësi që na shohin kështu

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur...

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit. Sipas burimeve, një mjet...

Brazili kërkon kualifikimin ndaj Zvicrës, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave

Brazili dhe Zvicra është kryesfida e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G. Brazili është lider i grupit me tri pikë,...

VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja...

U përplas nga motori, këngëtarja rrëfen “tmerrin” e aksidentit në Tiranë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më...

Lajme të tjera

Web TV