Hije kulisash brenda në SPAK, Kim: Mos manipuloni  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ngritur dyshime për “ndërhyrje” në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ajo ka kërkuar që procesi të jetë i hapur dhe pa manipulime. Në garë për kreun e SPAK janë prokurorët Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Gjashtë vjet pas Reformës në Drejtësi dhe tre vjet nga funksionimi i SPAK, vjen edhe reagimi i papritur i ambasadores Amerikanë në Tiranë Yuri Kim e cila ka kërkuar që procedura dhe vlerësimi për kreun e ri të SPAK të jetë një e pa manipuluar nga sistemi politik. Në një postim në Tëitter, ambasadorja Kim ka paralajmëruar që procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Ajo shtoi se një mendësi e tillë ka sjellë shumë dëme, ndërsa theksoi se SPAK dhe reforma në drejtësi duhet të jenë për të ardhmen e Shqipërisë. “Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar Kim në profilin e saj në Tëitter.

Kandiatët për SPAK

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në 3 nëntor u mbyll edhe afati për shfaqjen e kandidaturave, teksa emra që përfliteshin si kandidatë të mundshëm nuk u bën pjesë e garës. Xholi, Dumani dhe Kondili do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK, teksa finalizimi i kreut të ri do të bëhet me votat e 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën 19 dhjetor, ditë që përfundon edhe mandati i kreut aktual, Arben Kraja. Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën. Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK. Gjithçka do të jetë në dorë të KLP, e cila ka kohë për të shqyrtuar kandidaturat, për të dëgjuar platformat e tyre dhe në fund të kryej një votim për kandidatët. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar. Por cili prej tre kandidatëve në garë ka shansin të zgjidhet kreu i ri i SPAK? Një ndarje korrekte do të ishte triumfi me 6 vota nga 11 në total të anëtarëve të SPAK, siç Arben Kraja mundi të fitonte në 2019-ën. Por në kushtet e tre kandidatëve në garë ky kombinim nuk është i lehtë, edhe pse jo i pamundur. Tre kandidatët tashmë duhet të shtrijnë influencën e tyre tek KLP, teksa u duhet të bindin anëtarët e kësaj të fundit për vota. Nuk ka një ndarje perfekte për emrin favorit, gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, por surprizat nuk përjashtohen.

Lexo edhe :  Përvjetori i viktimave të Holokaustit, Rama: Shqipëria ka vendin e nderit

Kompetencat e kreu të SPAK

Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut, thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit.


Të fundit

Manchester City mposht Arsenalin dhe kalon në raundin tjetër të FA Cup

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0...

Besnikë dhe të qëndrueshëm, me këto shenja do të keni një marrëdhënie perfekte

Personat që i përkasin shenjave të mëposhtme njihen si të qëndrueshëm dhe besnikë. Demi Askush nuk e vlerëson partnerin e tij më shumë se sa një...

Largimi i shqiptarëve, eksperti i punësimit tregon ‘çelësin’: Frenimi i emigracionit..

Në kushtet e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, eksperti për çështjet e punësimit Erald Pashai, sugjeron rritjen e pagës mesatare në 850 euro...

Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: I gjeta në shtëpi çantë me para më tha se…

Charles McGonigal kishte një lidhje jashtë martesore, pa e ditur se ky raport do i kushtonte shumë! Duket se qenë Allison Guerriero, e dashura e...

Peleshi për VOA: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi thotë se lufta në Ukrainë ka rritur dyfish shqetësimin në Ballkan dhe se ky rajon mbetet një vatër e...

Lajme të tjera

Web TV