“Kosova fuçi baruti”/ Media greke ngre alarmin:Po shkohet drejt përshkallëzimit të dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur çështjen e gjatë mund të shkaktojë “dhunë”, e po ashtu edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëroi për “ferr në tokë” nëse Kosova nuk tërhiqet në mosmarrëveshje.

Por sa serioze është situata?

Mediet greke i kanë kushtuar një artikull situatës së tensionuar Kosovë-Serbi, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat gjatë takimit të Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel dy ditë më parë.

Artikulli nga protothema

“Më pak se 24 orë kanë mbetur nga procesi i ndërrimit të targave të Serbisë me të reja,  të cilat do të mbajnë shënimin “Republika e Kosovës”, dhe Kosova duket si një fuçi baruti.

Kriza e shkaktuar korrikun e kaluar nga synimi i qeverisë së Kosovës për standardizimin e targave për të gjithë qytetarët e vendit po kthehet në një thriller diplomatik, deri në atë pikë sa Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, foli pardje për një “përshkallëzim të mundshëm të dhunës” në zonë, në periudhën e ardhshme.

Në negociatat urgjente që u zhvilluan të hënën në Bruksel, në funksion të zbatimit të masës zëvendësuese, mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti , u konfirmua ngërçi i plotë, deri në pikën ku BE, NATO dhe SHBA kërkojnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, duke luftuar kundër kohës.

Me gjithë negociatat që zgjatën tetë orë, Kosova refuzoi propozimin përfundimtar të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, në versionin e fundit dhe pas shumë muajsh konsultimesh mes dy palëve, ndërsa propozimi u pranua nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke ia hedhur fajin për atë që ka gjasa të pasojë, Prishtinës.

Në një gjest të vullnetit të mirë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dha një shtyrje prej 48 orësh zbatimit të masës, e cila gjithsesi skadon nesër në mëngjes, ndërsa dita e sotme është shkrirje e zhvillimeve diplomatike dhe të tjera.

Duke bërë një gjysmë hapi mbrapa, Kurti tha gjithashtu se ishte “i lumtur që punonte me SHBA-në dhe BE-në” për të gjetur një zgjidhje, por shmangu shtrëngimin e dorës me homologun e tij serb, duke bërë thirrje për një marrëveshje përfundimtare dhe angazhime të qarta për çështjet thelbësore.

Me këto të dhëna, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell nuk ka fshehur frikën dhe njëkohësisht zhgënjimin e tij pas përfundimit të takimit të djeshëm të dy palëve, duke u shprehur se të dyja palët karakterizohen nga “një mungesë e plotë e respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare” dhe për këtë arsye do të mbajnë “përgjegjësinë e plotë për çdo përshkallëzim të dhunës që mund të ndodhë në terren në ditët në vijim”.

Lexo edhe :  Brazili favorit nis Kupën e Botës me përballjen ndaj Serbisë, ja formacionet zyrtare

Nga ana e tij, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price komentoi se të dyja palët “do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shfaq “i zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja”, duke u kërkuar të dyja palëve të miratojnë “zgjidhje pragmatike” për të shmangur çdo përshkallëzim.

Megjithatë, çështja pas rregullimit burokratik të shenjave mbetet për të dyja palët status quo-ja e Kosovës, pasi Serbia refuzon ta njohë atë si të pavarur që nga viti 2008, ashtu si edhe fuqitë e saj mike Rusia dhe Kina, duke konsideruar, në këtë kontekst, se Zëvendësimi i rreth 10,000 targave serbe do të shënojë heqjen e të drejtës së rreth 50,000 anëtarëve të pakicës serbe që jetojnë në vend, kryesisht në pjesën veriore të tij.

“Në prag konflikti”

Nga ana tjetër, Prishtina synon bashkimin administrativ të vendit, prandaj është përpjekur të zbatojë fazat e para të planit të saj për shkëmbimin e targave, duke nisur periudhën e kaluar me rekomandime dhe paralajmërime, me një moment historik më 1 nëntor, pasi që atëherë shkelësit serbë do të duhej të paguanin një gjobë prej 150 eurosh për përdorimin e targës së vjetër të automjetit të tyre.

Në këtë drejtim, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas Prishtinës nxit çdo tension, paralajmëroi “ferrin në tokë”, në rast se policia përfundimisht gjobit serbët që dëshirojnë të mbajnë targat e vjetra në automjetet e tyre.

Ndërkohë, zbatimi i afërt i masës brenda muajit aktual ka ngjallur reagime të forta nga ana e minoritetit serb, pasi oficerë policie, gjyqtarë, nëpunës civilë dhe zyrtarë lokalë dhanë dorëheqjen masive nga administrata publike, duke krijuar probleme të mëdha operacionale në jetën e përditshme të vendit.”


Të fundit

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV