Paralajmërimi i Frrok Çupit: Në 6 dhjetor, në Tiranë mund të nisë Lufta e III Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se në protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor fshihet dora e Rusisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çupi u shpreh se Rusia me luftën në Ukrainë qëllimin e saj të parë ka ndërhyrjen në BE, gjë që sipas tij mund ta arrijë me një vend si Shqipëria, shumë afër dhe që po organizon samitin më të madh të BE.

Sipas Çupit, për shkak të ndërhyrjes ruse dhe iraniane, ekziston rreziku për agresion ndaj ndonjë prej liderëve të BE, çka sipas tij mund të ndizte një Luftë të Tretë Botërore në Tiranë më 6 dhjetor.

“Pyetja është emergjente, jo më para qeverisë së Tiranës po para BE: do ta lejojmë Rusinë të turbullojë një samit të BE në Tiranë, të bëjë shantazh dhe ndoshta agresion në Tiranë, që të vrasë një nga liderët e Europës që të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Tiranë? A do të fillojë lufta botërore në datën 6 dhjetor në Tiranë apo jo? E dini që luftëra të tëra kanë nisur në Evropë, në Ballkan, ndodhemi para një rreziku të tillë. Ajo protestë mban në vetvete rrezikun shumë të madh të eksplozionit në Evropë për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe Iranit”, tha Çupi.

 

Të fundit

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Lajme të tjera

Web TV