Protesta në një ditë me samitin BE-BP/ Berisha: Do të mirëpritet në opinion publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Papagajve të qeverisë në Tiranë më 6 dhjetor nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira të zgjedhur me votë të lirë, pa patronazhistë, pa banda e blerje vote si Edi Rama. Jam i bindur që kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata, qytetarët e tyre të lirë.

Le t’u bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i kanë kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm si zëri i qytetarëve që kërkon vlerat universale, demokratike, të jenë ato që duhet të sundojë sërish në Shqipëri. T’i japim një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj proteste. Zëri i popullit opozitar duhet të jetë paralel me zërin e përgjegjësit kryesor, të dramës shqiptare që zhvillohet në detërat e vendeve të tjera në këtë periudhë.

Edi Rama ka shkatërruar dhe shkatërron vlerat europiane…A mund ta lejojë opozita shqiptare pa e paraqitur problematikën e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Kurrë? Kam binden se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinion publik europian e botëror, dhe nga liderët e këtyre demokracive. Ata janë të mirëseardhur në Shqipëri, e kemi përshëndetur ardhjen e tyre, por nga ana tjetër përshëndetja jonë s’ka asnjë lidhje me mikpritësin e tyre Edi Rama,” tha Berisha

Të fundit

Falsifikoi vdekjen në 2021, miliarderi “arratiset” me dashnoren e tij në Moskë

Një miliarder që prej vitesh supozohej i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me dashnoren e tij, raporton...

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të respektohet pavarësia e pushtetit vendor. Ai...

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë...

Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca,...

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e...

Lajme të tjera

Web TV