BE-ja anuloi grantin e Fondit për portin e Durrësit, Balluku: E kërkova unë me shkrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Belinda Balluku duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, theksoi se Durrësi dhe Shqipëria nuk do të mbeten pa port.

Sipas saj, mazhoranca ka nisur një studim lidhur me Portin dhe ajo që rezultoi në vitin 2020 ishte që Portit i ka ardhur koha të largohet për 3 komponentë.

“Për shkak të mungesës së volumeve, për shkak të ndotjes që i bën qytetit të Durrësit dhe e treta, i gjithë problemi infrastrukturor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këto komponentë kemi nisur një garë ndërkombëtare, e cila u hap më 8 qershor 2021. Morën pjesë shumë kompani por vetëm 5 e kaluan fazën e parë. pse u zgjodh Porto Romano? Sepse është një zonë industriale e destinuar për tu zhvilluar nga ana ekonomike.

Porto Romano është një projekt që do t’i shërbejë Ballkanit Perëndimor. E kemi nisur shumë më parë dhe këtu flasin faktet dhe datat. Unë pranoj kritikat tuaja, por mos mohoni faktin që këtu do të ndërtohet një port modern. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. I nxjerr nga koka. Do t’ua them unë se sa kuotohet ndërtimi i portit të ri. kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet sepse nuk  ka më mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë në zemër të qyteti. Duhet të shpërngulet në një zonë tjetër, aty ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe hekurudha që do ta lidhë me Korridorin e tetë, Prishtinën.

Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit.  U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin”.

 


Të fundit

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV