Ngritën plantacion kanabisi në pyjet e Spanjës/ Përfundojnë në pranga 2 shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Valencia të Spanjës kanë arrestuar së fundmi 2 shtetas shqiptarë të cilët dyshohen se janë përgjegjës për ngritjen e një plantacioni kanabisi në një zonë të fshehur të qytetit.

Operacioni i koduar ‘PYLL’ filloi në gusht pas dyshimeve për një kultivim në shkallë të gjerë të bimëve të kanabisit në komunën e Moixent, ndërsa pas hetimeve të shumta, u bë e mundur gjetja e të korrave në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar, me një pjerrësi të madhe dhe pa rrugë apo shtigje pyjore pranë.

2 të arrestuarit në këtë operacion raportohet se ishin nën kujdesin e plantacionit të sipërpërmendur, madje banonin në një kamp të improvizuar në afërsi të bimëve narkotike. Në zonën pranë plantacionit u gjetën disa kasolle të punuara me shkopinj druri dhe mbulesa plastike jeshile, me qëllimin e vetëm për të mos u pikasur nga patrullimet ajrore të zonës dhe për t’u kamufluar mes gjelbërimit.

Brenda kasolleve ndodheshin të gjitha llojet e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për kultivimin e bimëve dhe sendet e nevojshme për mbijetesën e personave që ishin në krye të plantacionit.

 

Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithsej 1780 bimë kanabisi dhe 705 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa 2 shtetasit shqiptarë, 63 dhe 37 vjeç u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim për veprën e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

 

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV