Rama ‘përplaset’ me Xhaferrajn: Ju të hiqni mendjen, jeni ‘një ta mbash e një ta çash’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë kërkesën e deputetëve opozitarë për shpalljen e emergjencës natyrore në zonat e përmbytura, duke u shprehur se s’mund ta bëjë këtë “për 30 banesa”.

Debati i plotë: 

Xhaferaj: Para së gjithash jemi qytetarë, më vjen turp që je kryeministri i vendit. Video 8 vite më parë.

I shtruam 8 pyetje kryeministrit mbi përmbytjet në vend, por fatkeqësisht në vend të përgjigjeve, morën ikje nga përgjegjësia. Akuza si qeveriste Berisha 12 vite më parë. Qeveria kthehet mbrapa.

Reshjet atëherë vazhduan 2 javë atëherë, nuk folët për sasinë.

Mos mendoni se është katandisur aq keq, pse e mbroni.

Se besoj që kryeministri është në pozitën që ta mbroni ju. Ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, këto qytete vazhdojnë të përmbyten.

1 milionë shuplaka në 2012 për këto, mori Berisha. Sot ju nuk i keni dhënë zgjidhje situatë. Krahasoheni me një dekadë më parë, e turpshme.

Në tërmet vrau katrahura urbane, dhe ky mbuloi gjurmën. Akoma s’ka dalë përgjegjësia. çmund të thoshte një kryeministër i papërgjegjshëm.

‘të dashur qytetarë kemi pasur probleme, nuk zgjidhja Shkodrën e Lezhën, por Durrësin” Vetëm propagandë në FB, është një çetë kusarësh jo qeverisje.

(Nxjerr foto e përmbytjeve në Durrës të Reuters) Nuk jemi të habitur nga sjellja e tij. E bëmë për qytetarët, banorët e zona të përmbytjeve. Shumë e trishtueshme gjendja e tyre, ne duhet të kërkojmë falje për gjendjen tyre. Stë bëjmë me faj për reshjet, por keni përgjegjësi për masat parandaluese.

Institucionet shqiptare s’kanë asnjë lloj justifikimi për të marrë masat për të mos u përmbysur Durrësi e Lezha. Duhet të merrnit disa masa që të mos përmbyteshit.

Ju krahasoni veten me qeverinë e mëparshme. Ju jeni kryeministër për ti gjetur zgjidhje qytetarëve.

Lexo edhe :  Dinamo City rikthehet tek fitorja në kampionat dhe mposht Laçin në shtëpi

Edi Rama: Ju më kujtoni shprehjen “jep shpirt ose heq dorë’. Më nxjerr video të vjetër, i qëndroj fjalëve, sepse janë shifra të qarta. Mund të recitosh sa të duash. Me kamera mund të bëhet nami, një luftë mund të bëhet. Më kërkoni shpalljen e emergjencës natyrore, për çfarë për 30 banesa. Fotografitë nuk janë live, çfarë më tregon. Në Shkodër 30 banesa me prezencë uji, tani uji ka nisur të tërhiqet. Shkodra është pika më e dobët, këto janë rezultatet. Kemi pastruar mijëra kanale kulluese.

Nëse ka një emergjencë vihet gjithë mekanizimi në lëvizje. Ju të hiqni mendjen, jeni siç thuhet “një ta mbash dhe një ta çash”.

Xhaferraj:  Më erdhi keq për ju, i ndodhur në siklet me cilësinë e diellit, unë them si përmbyteni, ju thoni cilësia e diellit.

Sa për ta ditur për cilësinë time, pyet. 30 vite më parë të ndiqja me pasion, kur thoshe “do heqim baltën që Enver Hoxha ka hedhur baltën mbi ne”.

Të fundit

Rikthim me gol dhe largim mes duartokitjesh, ja nota e Brojës sipas “SofaScore”

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores...

VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja dhe mposht Fulhamin, shënon gol edhe Armando Broja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. “Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa...

Po jep efekt Reforma në Drejtësi? Gjonaj: Pikë kthese për gjithë vendin

“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca,...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup...

DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV