Shkodra nën ujë/ Bashkia bën bilancin e përmbytjeve: Si paraqitet situata sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë.

Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1130 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit janë 7 familje të evakuuara me 24 banorë ndërsa 1 banesë ndodhet nën ujë.

Njoftimi i Plotë:

Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit ka prezence uji 25 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqësore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne një gjatësi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin shërbim ne konvikte:

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshtë:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

14 familje me 43 persona

Kane kërkuar shërbim dhe ju është përgatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona) te akomoduar tek te afermit.

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.


Të fundit

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV