Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe do ndryshojë profesion? Kështu lë të kuptohet me mesazhin e postuar në ‘Facebook’, pak minuta pas përfundimit të seancës plenare, aty ku u miratua projekti i Portit të Durrësit e ku iu rrëzua amandamenti që ai propozoi.
Braçe ka postuar një foto të tijën në Kuvend, teksa shkruan: “KOHA PER PUNE TJETER!”.
Nuk dihet nëse Braçe e ka fjalën për një tjetër mision në politikë, apo ndryshim karriere.
Në Kuvend, Braçe propozoi një amendament mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje:
40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.
Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan.