“Jo mos ik, Endri”/ I ftuari braktis emisionin, reagimi epik i moderatores (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka lënë studion e emisionit mbrëmjen e sotme teksa ndodhej përballë një paneli me zv.ministrin e Ekonomisë Besard Kadia.

Gjatë debatit për Portin e Durrësit, ai ka replikuar me Kadinë pasi nuk po e lejonte të përfundonte argumentin.

Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

“Jo mos ik, mos ik, Endri”, ju drejtua moderatorja e emisionit “Now”, por Shabani e kishte vendosur. “Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë”, i tha ai Erla Mëhillit.

“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” u shpreh  duke qeshur Kadia. Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv.ministrit t’i jepte llogari për aferën e Portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

Të fundit

Hap i madh për Kosovën/ Votohet sot anëtarësimi në Këshillin e Evropës

Këtë të martë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të zhvillohet debat dhe më pas do të...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë

E konsideruar si Karaibet Evropiane, Shqipëria është një nga destinacionet më autentike dhe të përballueshme në Evropë, plot me pasuri natyrore dhe ndikime kulturore...

Hetimet e SPAK, Meta paralajmëron largimin e Monika Kryemadhit nga partia?

Në mënyrë të beftë Ilir Meta njoftoi nisjen e procedurave për të larguar Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë. Nën moton kundër...

Ilnisa Agolli tregon se çfarë e bëri të bjerë në dashuri me Meriton Mjekiqin

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, në TAR, ish-banorja e këtij edicioni Ilnisa Agolli, u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre...

Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara sot është dhe mbetet shqiptare....

Lajme të tjera

Web TV