Papa letër ukrainasve: Jeni një popull i fortë dhe i guximshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku i është drejtuar me një letër publike popullit ukrainas, e cila u bë publike këtë të premte nga Vatikani.

Në letrën e tij Papa e cilëson popullin ukrainas trim dhe të guximshëm, ndërsa shton se ai çdo ditë lutet që të marrin fund vuajtjet e tyre.

“Nuk kalon asnjë ditë që të mos jem pranë jush dhe të mos ju mbaj në zemër dhe lutje. Dhimbja juaj është dhimbja ime”, ka shkruar ai.

Më tej Papa edhe pse nuk i përmend agresorët rusë, shkruan se si ka mundësi që disa burra tu bëjnë burrave të tjerë atë që po ndodh në Ukrainë.

Gjithashtu Papa përmend në letër edhe vuajtjet e shumta që po kalojnë fëmijët ukrainas bashkë me nënat dhe gjyshërit e tyre.

“Në secilën prej tyre është disfata e mbarë njerëzimit,” tha ai.

Letra shprehte simpatinë për të rinjtë “të cilëve u është dashur të marrin armët për të mbrojtur me guxim vendin e tyre”, nënat që kanë humbur bashkëshortët, të moshuarit dhe vullnetarët.

“Në këtë oqean të së keqes dhe dhimbjes, nëntëdhjetë vjet nga gjenocidi i tmerrshëm i Holodomorit, unë e admiroj aromën tuaj. Edhe në tragjedinë e pamasë që po vuani, populli ukrainas kurrë nuk është dekurajuar apo braktisur në përulje”

Holodomor 1932-1933, ose Uria e Terrorit, u projektua artificialisht nga udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin, i cili hoqi rezervat e ushqimit nga fshatarët ukrainas, duke çuar në vdekjen e miliona njerëzve.

“Bota ka njohur një popull të guximshëm dhe të fortë, një popull që vuan dhe lutet, qan dhe lufton, reziston dhe shpreson, një popull fisnik dhe martir”, shtoi Papa.

Të fundit

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

Lajme të tjera

Web TV