Samiti i BE në Tiranë, Policia ndalon protestën e Berishës: Rrezikon sigurinë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka ndaluar organizimin e protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ sic ai kishte paralajmëruar, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE. Sipas dokumentit të siguruara nga Shqiptarja.com organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Sipas dokumentit aktiviteti i opozitës mund të zhvillohet ne nje zone tjeter pertej perimietrit të sigurisë.

Në dokument policia i kthen përgjigje grupit të Berishës se në datën kur është njoftuar protesta në Bulevard do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Në konsultim me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Samit, duke respektuar parametrat e sigurisë të Bashkimit Evropian, është përcaktuar perimetri i sigurisë, si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshi sheshin “Nënë Tereza\

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me mugn “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, muga “Skerdilajd Llagami”. Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga ” Asim Zeneli, rruga “Themistokli

Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga ” Fatmir Haxhiu”,

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova””, thuhet në dokument.

Ndaj për këtë arsye policia thotë se zhvillimi i tubimit brenda këtij perimetri sigurie pengon zhvillimin normal të Samitit të sipërcituar dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Ndalohet organizimi i protestës në këtë perimetër por është i lejuar në një vend tjetër.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimietrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes “a”, neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Per Tubimet”, neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, përfundon letra e Drejtues i Parë i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Të fundit

Pamje tronditëse/ Nëna lind foshnjën nën rrënojat e tërmetit, ndërron jetë më pas

Një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë. Një grua siriane, e ndodhur nën...

Shqipëria dhe Greqia bien dakord për të kthyer lumin “Vjosa” në një park ndërkufitar

Ministritë shqiptare dhe greke të Mjedisit kanë rënë dakort që të punojnë së bashku për të krijuar parkun e parë ndërkufitar të lumit “Vjosa”...

A duhet të konsumojnë mjaltë diabetikët?

Nga ana ushqimore, 1 lugë gjelle mjaltë (21 gram) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, përfshirë fruktozën, glukozën, maltozën dhe saharozën. Era, ngjyra...

Mosha penalizon Biden/ Shumica e demokratëve nuk e duan dhe një mandat të dytë

Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai planifikon të kandidojë...

Tërmetet në Turqi! Gjeologu tregon nëse mund të preket Shqipëria: Ja kur rrezikohemi…

Tërmetet e fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar më shumë se 2300 viktima e mijëra të plagosur. Shumë qytetarë të tjerë kanë ngelur...

Lajme të tjera

Web TV