Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, njoftoi sot agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta”.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Anatoly Glaz, raportojnë mediat e huaja.
Gjatë viteve 2008-2012, Makei ka kryer detyrën si shef i administratës presidenciale të Bjellorusisë ndërsa nga viti 2012 detyrën e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë.