“Leo mos na tradhto”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e ditës Argjentinë-Meksikë është kryesisht në fokusin e mediave sportive. Kombëtarja Albiceste dhe Leo Messi duhet të fitojnë patjetër që të kenë një shans për të kaluar më tej, me një ndeshje tjetër për tu luajtur.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

Hapja e La Gazzetta dello Sport i kushtohet Neymarit dhe dëmtimit të tij në kyçin e këmbës: “Oh Neymar, Brazili po dridhet”. Latinët mund ta humbin atë për pjesën tjetër të Kupës së Botës.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 26/11/2022

“Leo mos na tradhto” është apeli ekskluziv i Caniggia për faqen e parë të Corriere dello Sport, fjalë që ish-sulmuesi i kombëtares argjentinase i drejton Messit.Prima Pagina Corriere dello Sport 26/11/2022

Faqja e parë e Tuttosport i dedikohet merkatos së transferimeve të Juventusit: ”Strategjia Mehle”. Gjendja e Danilos, i dëmtuar në Botëror, është shqetësuese dhe bardhezinjtë do t’i kishin formuluar një propozim Atalantës për danezin Maehle.Prima Pagina Tuttosport 26/11/2022

Në Angli, Mirror Sport hapet me sfidën mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar ‘yjet dhe vijat’ e flamurit amerikan, titulli është: “Yjet dhe ankesat”. Boshllëqe për kombëtaren angleze pas barazimit të shurdhër 0-0 me SHBA-të dhe kualifikimit ende për t’u konfirmuar.Prima Pagina Mirror Sport 26/11/2022

Në Spanjë, Marca e vendos Joao Felix -in në qendër të pyetjes, me talentin portugez që e përshëndet gjithnjë e më shum: “Gati për t’u larguar”.  Ylli portugez mund të largohet nga Atletico Madrid që në janar.Prima Pagina Marca 26/11/2022

“Messi do ta luajë atë” është titulli i katalanases Sport. Argjentina është e detyruar të fitojë kundër Meksikës pas dështimit ndaj Arabisë Saudite, dhe një humbje do ti kushtonte eliminimin.Prima Pagina SPORT (Diario) 26/11/2022

Të fundit

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

Lajme të tjera

Web TV