“Do ta shohim Serbinë me sytë e Kosovës”/ Alibeaj thumbon PS-në në mbledhjen e kuvendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka thumbuar qeverinë shqiptare gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve.

Ai u shpreh se PD do ta shohë Serbinë gjithmonë me sytë e Kosovës ndërsa shtoi se Ballkani i Hapur e fut çështjen e Kosovës në një rrugë të dyshimtë dhe të paqartë.

“Ju uroj mirësardhjen. PD që në ditën e parë të themelimit të saj në situate ngritje apo rënie ka pasur Kosovën në qendër të vëmendjes. Qëndrimet tona përcaktohen në dy element, miqësia me SHBA dhe interesi i Kosovës. Nuk ka dhe nuk do ketë asnjë qëndrim të PD pa këto dy kolona të panegociueshme në politikën e jashtme. Kosova ka qenë dhe mbetet kryefjala jonë.

Edhe në mosdakordësi të plotë me qeverinë në Tiranë kemi mbështetur çdo nismë në mbështetje të Kosovës. Kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo nismë mes dy vendeve tona. Çfarë është mirë për Kosovën është mirë për Shqipërinë. Nuk ka asgjë që bëhet mirë për Shqipërinë nëse ajo nuk i bën mirë Kosovën. PD do ta shohë Serbinë vetëm me sytë e Kosovës. Të drejtën e shpalljes së paqes e ka Kosova dhe kombi i saj. Ne kemi depozituar rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë dhe jemi ende në pritje të shqyrtimit. Ballkani i Hapur është vlerësuar i papërputhshëm me normat e BE.

Kjo e fut çështjen e Kosovës në një rrugë të dyshimtë dhe të paqartë. Do të japim çdo mbështetje. E dimë që Kosova sot është në përpjekje dhe sfidë të vështirë. PD mbështet institucionet e Kosovës, të gjithë aktorët e Kosovës në këtë sfidën aspak të lehtë. Ftojmë për unitet. Jetike është mbështetja e SHBA dhe BE. E di të dashur vëllezër dhe motra se në shpatullat tuaja qëndron një peshë e rëndë. Por ju nuk jeni vetëm”, deklaroi Alibeaj.


Të fundit

VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës...

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët...

Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar...

Kush e bleu ish-zyrtarin e FBI?/ Ja si përgjigjet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha  në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit...

“Ik me gjithë puthje, se dua hiç…”/ Zihen keq Kiara dhe Luizi: Krenaria jote të djeg

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin...

Lajme të tjera

Web TV