Do të ketë aksionere serbë në Portin e Durrësit? Alabbar: Kam disa partnerë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mohamed Alabbar ka mohuar akuzat se në kompaninë e tij, Eagle Hills që do të marrë përsipër ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit, ka aksionerë serbë apo nga vende të tjera të rajonit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se në kompaninë Eagle Hills, është aksioner ai dhe disa partnerë të tij nga Abu Dhabi.

“Jo, nuk ka aksioner të tillë, unë jam aksioneri kryesor në Eagle Hills, kam disa partnerë nga Abu Dhabi. Edhe këtë mund ta kontrolloni dhe nuk do të gjeni gjë tjetër, iu premtoj. Në fakt, janë vetëm nga dy vende, nga vendi im, unë si Mohamed Alabbar dhe nga Abu Dhabi. Dua të bëj një deklaratë, se nga dita që filluam dhe deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

Të fundit

Befason Maestro, i’a thotë në sy Kristit: A vetëm një palë rroba ka babai yt

Mbrëmë, një nga banorët me të pëlqyer të shtëpisë së Big Brother Vip Albania u vu para një zgjedhje,...

I ftohti ekstrem mbërthen Shqipërinë, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në orët në vijim

Prej 24 orësh Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar, ku temperaturat anë zbritur disa grad nën zero. Ndërkohë që edhe në orët në vijim...

Përfshihet nga flakët kodra pranë vendit të shenjtë në Vlorë

Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht nga banorë të...

Del audio/ Zhaklina Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar dhe do të më blejë me lekë

Opinionistja, Zhaklinë Lekatari ka deklaruar e burri i Oltës ka tentuar që ta blejë dhe e ka shantazhuar. Ajo është shprehur për këtë e...

Turqi/ Ende nën rrënojat e tërmetit ish-lojtari i Chelsea, dje shënoi golin e fitores

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatarrimtar me magnitudë...

Lajme të tjera

Web TV