Iu refuzua tri herë leje-qëndrimi në Britani, 30-vjeçari shqiptar: Mos më largoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është tashmë i njohur fakt i se sa shumë shqiptarët e kërkojnë Anglinë, madje rrezikojnë jetën me gomone për të kaluar La Manche për të hyrë në Britani si emigrantë ilegalë e për të jetuar atje.

Daily Mail ka sjellë sot në vëmendje rastin e një shqiptari, i cili edhe pse është deportuar dy herë nga Britania, vijon të kërkojë të drejtën e lejeqëndrimit.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një burg për të miturit.
Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai u bë me një fëmijë nga partnerja e tij britanike.

Ismalaj përdori pikërisht këtë fakt, pra që tashmë në jetën e tij është edhe një fëmijë, që të argumentonte se i takon e drejta e lejeqëndrimit sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut.

Ai pretendon se jeta e djalit të tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri Britania.

Megjithatë vendimi për ekstradimin e tij është lënë në fuqi nga gjykata.

Daily Mail raporton se një ngjarje e tillë vjen pasi Britania e konsideron fluksin e shqiptarëve që mbërrijnë e gomone në brigjet e vendit, një problem tejet shqetësues.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje deportimi me Shqipërinë në korrik 2021, duke lejuar Britaninë të kthejë kriminelët dhe azilkërkuesit të cilëve i refuzohet azili.
Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për prodhim narkotikësh.

Ai u deportua në Shqipëri një muaj më vonë, por e shkeli këtë urdhër duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2016, ku nisi një lidhje me një britanike, nënë e dy fëmijëve.

Lexo edhe :  SPAK sekuestron apartamentin e Fatos Tushes në Vlorë

Ai u deportua sërish për në Shqipëri në korrik 2018, por u rikthye në Britaninë e Madhe në janar 2019, një muaj para lindjes së djalit të tij në gusht kur edhe u kurorëzua në martesë me partneren.

Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë me tre fëmijët e saj për t’u treguar atyre vendlindjen e Ismalajt.

“Blerimi është burri im. Unë jam gruaja e tij. Së bashku kemi një fëmijë, një djalë tre vjeç. Ai nuk ka një vizë për të qëndruar këtu, kështu që nuk mund të punojë. Ishte në proces, por është refuzuar”, tha ajo.

Të fundit

Më shumë të rinj të papunë/ “Rinia të mbështetet me grante”

Më shumë se 44.7% e rinisë shqiptare (15-29) është ekonomikisht jo aktive, duke bërë që në vend të ketë...

Vullkani i Antarktidës nxjerr pluhur ari me vlerë 6 mijë dollarë në ditë, ku shkon ai?

Ekspertët kanë zbuluar afërsisht 80 gramë flori të kristalizuar në xhepat e gazit që emetohen nga mali Erebus, një nga 138 vullkanet aktive të...

Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat...

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund...

Lajme të tjera

Web TV