Xavi Hernandez zbulon prapaskenat: “Refuzova Brazilin për Barcelonën!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mesfushori u njoftua nga Federata Braziliane përpara se të prezantohej te Barcelona, por Xavi tregon se nuk kishte dyshime për vendimin e tij, duke thënë se, ai i lajmëroi menjëherë se ishte në pritje të kontratës me Barcelonën dhe se katalanasit ishin prioriteti i tij.

Ishte një ofertë krejtësisht e papritur, për mua ishte surprizuese sepse nuk e prisja kurrë. Kam folur me ta përmes agjentit tim. Kisha mundësinë të bashkohem me stafin e Tite-s dhe të punoja me ta, por prioriteti im ishte Barcelona, pasi doja rolin e trajnerit kryesor. Unë jam aty ku dua të jem, për mendimin tim në klubin më të mirë në botë, dhe ky klub është në zemrën time. Unë jam duke u përpjekur të përmirësoj situatën te Barcelona dhe të rikthehemi te trofetë” – tha spanjolli.

Xavi mori drejtimin e katalanasve në nëntor të vitit 2021, duke zëvendësuar holandezin Ronald Koeman pas një fillimi zhgënjyes të atij sezoni.

Xavi në sezonin e parë siguroi vendin e dytë në La Liga, ndërsa në këtë sezon aktual, skuadra e tij ka bërë një fillim të mirë dhe janë në krye të renditjes, por pa harruar faktin se në arenën europiane katalansit dështuan sepse nuk ia dolën për të kaluar fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV