28 nëntori/ Kosovë-Shqipëri, patriotizëm për dukje, ndarje në ide

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e kremtimit të 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, dy kuvendet, të Kosovës dhe Shqipërisë u mblodhën të Tiranë në shenjë simbolike. Ndasitë edhe në këtë ditë mes dy qeverive dhe opozitave nga të dy vendet. Mesazhet e Kurtit dhe Ramës të kujdesshme për të mos shprehur ndarjen e dukshme. Një pjesë e opozitës largohet nga salla sapo fjalën e mori kryeministri Rama.

Është padyshim data më e madhe historike e shqiptarisë dhe për 28 nëntor që kujtohet 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, në mënyrë simbolike dje në Tiranë u mblodh Parlamenti i dy vendeve Kosovë-Shqipëri. Të gjithë palët ishin të pranishëm në Kuvendin që u përpoq të jepte shenja vllazërimi dhe bashkimi, por në fjalët e mbajtuara dukshëm kishte ndarje në ide dhe nisma të cilat ndryshe shihen mes dy qeverive dhe po aq ndryshe nga opozitat e dy vendeve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij pasi dha disa doza patriotizmi dhe bashkimi vuri theksin se ka ndarje dhe pengesa. “Deklarata e pavarësisë, evidenton Ismail Qemalin si prijës republikan. Mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i Arsimit, Luigj Gurakuqi. Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë siç janë edhe sot. Ndaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi me njëri tjetrin. Duhet të përfshihemi por jo për të penguar. Politika e ekonomia nuk janë çifligje por kalaja ku vëmë të gjithë nga një gur. Duhet të jemi më shpesh bashkë. Jo etëm në kremte, e jo vetëm ne politikanët. Të pranojmë perspektivat e ndryshme dhe të punojmë së bashku”-tha Kurti. Kreu I qeverisë së Kosovës gjithashtu ka kërkuar që emigrantët të qëndrojnë në Shqipëri dhe Kosvë, pasi sipas tij të dyja vendet do të bëhen. “Mesazh për ata që kanë marrë rrugën e kurbetit. Kjo ditë është më së shumti e juaja. Jeni mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona. E di se atje nuk po shkoni nga qefi por nga halli. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që tju bindim që të rrisni fëmijët në atdhe. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, tha ai. Edhe pse të kujdesshëm për të mos dhënë deklarata ndarëse në ditën e veçantë për shqiptarët, si Kurti ashtu edhe Rama ndër rreshta lanë të kuptohej se vijon ndarja përsa i përket nismës së “Ballkanit të Hapur” që bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Verit por që refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Për të kujtuar këtë ndasi jo të vogël mesazhin e dha kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjfca, i cili është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje. “Aq sa kohë kemi nevojë të festojmë aq duhet të reflektojmë për sfidat. Bota është më e sigurt se dje për shkak të sulmit në Ukrainë. I vetmi shtet që mbetet i lidhur me Rusinë në Evropa është Serbia, e cila kërkon ta destabilizojë Kosovën dhe ta ndajë atë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë dhe sa më afër të jemi mes njëri tjetrit aq më e lehtë do të jetë mbrojtja e interesave kombëtarë”-tha Konjufca. Ndërsa qëndrimet e dy qeverivë lëxoheshin nën rreshta se për disa çështje kanë mosdakordësi, ajo që ndodhi me deputetët shqiptarë ishte më e dukshme. Në kohën kur Rama mori fjalën në Parlament, deputetët e opozitës të “Grupimit Berisha” dolën jashtë sallës.

Lexo edhe :  “Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

 

Rama kujton Thaçin

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të përmendë Hashim Thaçin gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët parlamentare Shqipëri-Kosovë. Rama risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. “Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama. Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare theksoi se njohja e Pavarësisë së Kosovës do të bëhet dhe nuk do të pritet aq sa ka pritur deri më tani. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë. Në fjalën e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk do të presë gjatë. “Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

 

 

Të fundit

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV