506,000 shqiptarëve u janë vjedhur bisedat e WhatsApp/ Eksperti i IT-së shpjegon situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomi  Kallanxhiu, eksperti i IT në një intervistë ka pohuar se sulmi ndaj rrjetit social WhatsApp është thjesht një mashtrim.

Në ‘Euronews Albania’ ai shpjegoi se është e pamundur që hakerat të futen në telefonat e mbi 500 mijë shqiptarëve dhe të vjedhin bisedat.

“Është pothuajse e pamundur që të hakosh të dhënat e një numri aq të lartë njerëzish ashtu sikurse kishte dal lajmi, është njëlloj si të hakosh 540,000 telefona  çfarë është thuajse e pamundur”, është shprehur Kallanxhiu.

Kallanxhiu sqaroi se është e pamundur që të ruhen të dhënat sepse ËhatsApp nuk është një softëere ku të gjitha të dhënat tona ndodhen në një server.

Eksperti i IT tha se bisedat janë të ruajtura vetëm në telefonat tona.

“Gjithmonë njerëzit duhet të kenë kujdes sidomos atë kodin me 6 shifra që na vjen për të verifikuar një numër të caktuar telefoni. Në darkëeb shumica e gjërave mund të jenë edhe mashtrime”, tha ai më tej.

Kujtojmë se ditën e djeshme eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se 506 mijë shqiptarëve përdorues të “WhatsApp” po ju shiten në darkëeb të gjitha komunikimet që kanë kryer vitin e kaluar.

“506 mijë përdoruesve të aplikacionit të WP po ju shiten në darkëeb të gjitha komunikimet, që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privatësisë”,ka shkruajtur Karamuço në postimin e tij.

 

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV