“Do largohen ose do ngrijnë nga i ftohti”, qindra mijëra refugjatë Ukrainas drejt Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga shtatori, kohë kur nisi agresioni rus në Ukrainë, të shumtë janë ukrainasit, kryesit të moshuar gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga vendi në përpjekje për t’i shpëtuar luftës.

Jan Egeland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Refugjatëve në Norvegji, ka deklaruar se fluksi i ukrainasve që dynden në Perëndim nuk ka marrë fund, madje ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për të pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas këtë dimër.

“Duhet të zgjedhësh ose të largohesh ose të ngrish nga i ftohti. Ndaj shumë njerëz po largohen vullnetarisht. Evropa duhet të përgatitet për qindra mijëra refugjatë të rinj këtë dimër nga Norvegjia në veri në vendet e Evropës Jugore”, ka deklaruar ai.

Gati 7.9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur tanket ruse kaluan kufirin në shkurt.

Shumica dërrmuese janë arratisur në vendet fqinje, Poloni, Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Moldavi, por një numër i konsiderueshëm refugjatësh janë mirëpritur nga vendet europiane.

Egeland përshkroi se si civilët në Ukrainë po përballeshin me një situatë të tmerrshme, e cila është përkeqësuar nga sulmet ruse mbi infrastrukturën civile, duke ndërprerë furnizimet me energji dhe ujë.

“Ne jemi në një garë kundër kohës. Shumë nga këto komunitete të vijës së parë kanë marrë pak ose aspak ndihmë në muajt e fundit. Unë kam udhëtuar në të gjithë jugun dhe lindjen e Ukrainës … dhe çdo qytet ku shkoni është në errësirë dhe njerëzit po ngrijnë”, u shpreh ai.

Organizatat humanitare, si NRC, Kryqi i Kuq dhe UNHCR, janë përpjekur të ofrojnë ndihmë për civilët të cilët po përpiqen të mbijetojnë në zonat ku ka luftime.

Ata kanë kontribuuar në para, veshmbathje, ushqime dhe furnizime të tjera thelbësore, së bashku me pajisje strehimi për ata persona, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.

Lexo edhe :  U blenë gjatë pandemisë, Gjermania djeg 17 milionë maska

“Megjithatë miliona njerëz kanë marrë pak ose aspak ndihmë”, tha Egeland.

Ai ka shpjeguar se arsye për këtë është se organizatat humanitare nuk mund të kalonin “përtej vijave të frontit dhe në zonat e kontrolluara nga Rusia”, megjithëse përparimet e Ukrainës në terren po ndryshonin panoramën e përgjithshme të luftës.

Kohët e fundit duke vizituar vijat e frontit pranë Zaporizhzhia, Egeland tregoi se si kishte takuar njerëz, disa deri në 91 vjeç, të cilët ishin përpjekur të qëndronin në shtëpitë pjesërisht të shkatërruara gjatë muajve të fundit, por u dorëzuan para temperaturave të ftohta dhe u larguan.

Shifrat e fundit për muajin tetor e vendosin numrin e ukrainasve të zhvendosur brenda vendit në 6.54 milionë, me luftën që tani është kriza më e keqe humanitare në historinë e fundit evropiane.
Për Egeland, një gjë që “spikat” në Ukrainë në krahasim me luftërat e tjera ishte numri i të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në zonat e konfliktit.

“Shumë prej atyre që nuk kanë ikur ende nga zonat e luftës në lindje dhe në jug janë njerëz të moshuar që nuk mund ose nuk do të largohen nga toka e të parëve të tyre, varret e prindërve të tyre. Ata janë të rraskapitur. Ajo për të cilën ata shpresojnë është një rivendosje e energjisë elektrike, gazit, ngrohjes. Por nëse rusët vazhdojnë të bombardojnë të gjithë infrastrukturën civile këtu, ata nuk do të kenë ngrohje këtë dimër. Shumë prej tyre mund të ngrijnë deri në vdekje në shtëpitë e tyre. Disa janë të shtrirë në shtrat, ata nuk mund të shkojnë askund”, tha ai.

 


Të fundit

VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës...

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët...

Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar...

Kush e bleu ish-zyrtarin e FBI?/ Ja si përgjigjet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha  në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit...

“Ik me gjithë puthje, se dua hiç…”/ Zihen keq Kiara dhe Luizi: Krenaria jote të djeg

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin...

Lajme të tjera

Web TV