Humbi jetën nga aksidenti në Durrës, ja mesazhi rrëqethës i shoqes së 24-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I është dhënë lamtumira e fundit dy vajzave që humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme në një aksident tragjik teksa ktheheshin nga Durrësi për në Tiranë pasi kishin konsumuar darkën atje.

Dy të rejat, Silva Gjergji nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi nga Durrësi humbën jetën në vend pas përplasjes së makinës së drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari.

Fillimisht, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me barrierat mbrojtëse, ndërsa më pas doli nga rruga duke shkaktuar edhe tragjedinë. Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta dhe prekëse për dy vajzat.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii” shkruan një nga shoqet e saj.

Tivari është një emër i njohur në Durrës për drejtësinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Të fundit

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet....

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Refuzoi Liverpulin dhe Bayernin, Alonso: “Leverkusen është klubi i duhur për mua”

Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri...

Lajme të tjera

Web TV