VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Korenë e Jugut duke mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Gana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të falë një goli të Mohammed Salisu. Mbrojtësi i Southampton u tregua i shpejtë në reagim dhe me një goditje brenda zonës dërgoio skuadrën e tij në avantazh. Kombëtarja afrikane shfrytëzoi momentin e mirë dhe pas dhjetë minutave, dyfishoi shifrat falë një goli të Mohammed Kudus.

Lojtari që aktivizohet në rradhët e Ajax u shfaq i lirë brenda zonës dhe me një goditje me kokë mposhti portierin Kim. Me avantazhin e dy golave në favor të Ganës u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, koreano-jugorët u futën në fushë me një tjetër mentalitet.

Aziatikët gjetën golin e parë në minutën e 58-të, falë realizimit të Gue-Sueng që realizoi me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë. Vrulli i Koresë vijoi edhe pas golit, teksa tre minuta më pas, gjetën edhe golin e barazimit sërish me të njëjtin autor që sërish i “rrëshkiti” mbulimit të mbrojtjes kundërshtare.

Megjithatë, Gana e kaloi shpejt “ngërçin” dhe në minutën e 69-të u rikthyen në avantazh. Ishte sërish sulmuesi Kudus që realizoi për të tijtë teksa me një goditje preçize brenda zone nuk i la shumë shans reagimi portierit Kim.

Në vijim, Korea e Jugut pati sërish mundësinë për të barazuar me anë të Lee, por goditja e këtij të fundit u largua në vijën fatale nga ana e Salisu. Pas këtij episodi, Gana administroi mirë avantazhin dhe koleksionoi tre pikët e para në Grupin H duke marrë për momentin vendin e dytë të klasifikimit teksa ndeshjen e fundit në grup e luajnë përballë Uruguajit.

Lexo edhe :  Ç’pritet të ndodhë në Hënën e plotë të 25 marsit?

Nga ana tjetër, Korea e Jugut mbetet në vend të fundit me vetëm një pikë dhe ndeshjen e radhës e luan ndaj Portugalisë teksa është maksimalisht e rrezikuar për ta mbyllur në fazën e grupeve aventurën e saj në Botëror.

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV