Lojtarëve të Iranit do u torturohen familjet nëse nuk këndojnë himnin sot ndaj SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollistët e Iranit janë përballur ditët e fundit më një kërcënim. “CNN” raporton se ata janë paralajmëruar nga qeveria e vendit të tyre që në rast se nuk këndojnë himnin e Iranit në ndeshjen e sotme ndaj SHBA-së, familjarët e tyre do të arrestohen dhe do të torturohen.

Lojtarët iranianë nuk e kënduan himnin në ndeshjen ndaj Anglisë, e para e tyre në Katar 2022 dhe menjëherë pas kësaj ata u thirrën në një takim urgjent me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në këtë takim atyre u është thënë se familjet e tyre do të dhunoheshin dhe torturoheshin në rast se nuk këndonin himnin kombëtar ose bënin veprime të tjera në mbështetje të protestave që po ndodhin në kryeqytetin Teheran prej muajsh.

Ndaj Uellsit, futbollistët e Iranit e kënduan himnin. Qeveria e Iranit ka dërguar në Katar oficerë të Gardës Revolucionare për të vëzhguar çdo lëvizje të lojtarëve iranianë, të cilët nuk lejohen të dalin jashtë hotelit për të takuar ndonjë të huaj. Kjo vlen edhe për futbollistët që luajnë në Evropë.

Të fundit

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe triumfon në transfertën e Genoas

Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol...

Lajme të tjera

Web TV