NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus.

Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon. “Investimi në mbrojtjen tonë është thelbësor, pasi po përballemi me krizën më të madhe që i kanoset sigurisë në një brez“.

Zoti Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi.

Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë“.

Zoti Stoltenberg theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendimi i arritur në takimin e Madridit për të rritur numrin e trupave e pajisjet ushtarake të NATO-s në krahun lindor të aleancës, duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.

Zoti Stoltenberg përsëriti angazhimin e NATO-s për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s.

Ai tha se Rusia po përdor dimrin si armë, duke goditur infrastrukturën jetike të Ukrainës e duke lënë civilët pa energji e ngrohje.

Lexo edhe :  Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

“Ne nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë“, tha zoti Stoltenberg. “Ky do të ishte një sinjal për udhëheqësit autoritarë në mbarë botën se ata mund të arrijnë qëllimet e tyre duke përdorur forcën ushtarake, duke e bërë botën një vend më të rrezikshëm për të gjithë ne. Pra, është në interesin tona të sigurisë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë sulme”, shtoi shefi i NATO-s. “Kjo është arsyeja pse NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, si dronë, raketa me vetëdrejtim e balistike”. /VOA/

Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Lajme të tjera

Web TV