Rishi Sunak: Ka përfunduar epoka e artë e marrëdhënieve Britani-Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thënë se “epoka e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar.

Në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, Sunak ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën në dekadën e fundit përbëjnë naivitet.

Sipas tij, është koha që Mbretëria e Bashkuar të zëvendësojë shpresën me “pragmatizëm” për t’iu qasur konkurrencës.

Megjithatë, Sunak ka paralajmëruar kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se ndikimi global kinez nuk mund të injorohet.Ai është përballur me presion për të ashpërsuar qasjen ndaj Kinës, prej kur ka ardhur në pushtet muajin e kaluar.

Fjalimi i tij është mbajtur teksa në Kinë është protestuar kundër ligjeve strikte për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Të martën ka raportime se autoritetet mund të kenë shtypur tërësisht protestat, për shkak të prezencës së madhe të zyrtarëve policorë nëpër qytete.

Kina zbaton politikën e zero rasteve me koronavirus, që parasheh karantina të gjata dhe testime të shpeshta.

Ajo është ndër vendet e fundit në botë që praktikon masa të tilla për menaxhim të këtij virusi.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL/

Të fundit

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në deklaratën e tyre, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV