Sky Italia lëshon deklratën bombë: “Juventusi pritet të bjerë në Serie B ose C”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e Juventusit mund të jetë po aq e rrezikshme sa në vitin 2006 dhe diçka e madhe do të shpërthejë, sipas asaj që raporton Sky Italy.

Skandali u zbulua në maj 2006, kur një numër i përgjimeve telefonike treguan marrëdhëniet midis krerëve të ekipit dhe organizatave të arbitrave gjatë sezoneve 2004–05 dhe 2005–06, duke u akuzuar për përzgjedhjen e gjyqtarëve të favorshëm.

Kjo implikoi kampionët e ligës, Juventusin dhe disa ekipe të tjera duke përfshirë Milanin, Fiorentinën, Lazio dhe Reggina.

Në korrik 2006, Juventusit iu hoq titulli i sezonit 2004–05 (i cili u la i pacaktuar), dhe ra në vendin e fundit në kampionatin 2005–06 (titulli më pas iu dha Interit) dhe ra në Serie B.

Shumë dënime me burg iu dhanë drejtorëve sportiv dhe gjyqtarëve, por pas pothuajse një dekade hetimi, të gjithë u shpallën të pafajshëm në vitin 2015, me përjashtim të një dënimi një vjeçar të konfirmuar për gjyqtarin Massimo De Santis.

Juventusi tani po hetohet si person juridik. Kryesisht për përgjegjësinë e institucionit, krimet tatimore dhe abuzimet me tregun e transferimeve, raporton Sky Italia.

Këshilli Federal mund ta dërgojë Juventusin në Serie B ose C.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli ka dhënë dorëheqjen dhe po ashtu edhe anëtarët e tjerë të bordit.

Juventusi raportoi një humbje prej 250 milionë euro (një tarifë rekorde) sezonin e kaluar, gjë që është katastrofike për një klub që nuk po shkon mirë edhe në fushë.

https://twitter.com/SkySport/status/1597503157310930947?s=20&t=8TDZkLHryA65m64axxOOZw

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV