Will Smith rrëfen të gjitha ndjesitë e tij pas shuplakës famëkeqe në ‘Oscars’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Will Smith ka rrëfyer për herë të parë të gjitha ndjesitë e tij pas shuplakës famëkeqe në ‘Oscars’.

Unë e humba. Ky ishte një zemërim që ishte akumuluar për një kohë vërtet të gjatë. Ajo ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni. Ka shumë nuanca dhe kompleksitete në të, por në fund të ditës, unë thjesht e humba kontrollin dhe ajo që dua të them është se ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë është duke përjetuar një njeri në të vërtetë. Ishin shumë gjëra. Ishte djali i vogël që pa babain e tij duke rrahur nënën e tij (referuar dhunës që babai i tij ka ushtruar ndaj nënës së aktorit). E gjithë kjo u shfaq në kokën time në atë moment. Ky nuk është ai që dua të jem,” tha Smith në “The Daily Show With Trevor Noah” të Comedy Central.

Kujtojmë se Smith hyri në skenë në ceremoninë e çmimeve të Hollivudit, pasi Rock bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së tij, dhe e goditi atë me shuplakë.

Smith, i cili iu bashkua emisionit për të promovuar filmin e tij të ri “Emancipation”, u përlot disa herë duke përfshirë momentin kur ai ndau një histori të përzemërt se si përfundoi nata e tij pas ceremonisë së çmimeve ‘Oscars’. Smith tha se pa nipin e tij 9-vjeçar pasi u kthye në shtëpi.

“Ne erdhëm në shtëpi dhe ai kishte qëndruar deri vonë për të parë xhaxhain e tij. U ulëm në kuzhinën time dhe ai ishte në prehrin tim dhe pyeti: ‘Pse e godite atë njeri, xhaxhi Will?’”, tha Smith.

Të fundit

Si asnjëherë më parë, euro kap një tjetër rekord negativ, prek nivelin e 107 lekëve

Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 lekë dhe shitet me 101.4 lekë. Euro blihet me 107.5...

Shqipëria & Kosova mes 45 shteteve në Festimet Konsullore në Francë

Nga Mentor HOXHA, Francë   Me datë 29 maj 2023, në Lyon (qyteti i tretë më i madh në Francë pas Parisit dhe Marsejës), startuan...

“Rritje e eksporteve bujqësore”, Rama: 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës

Kryeministri, Edi Rama bën me dije se ndërkohë që ka rritje të eksporteve bujqësore, deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e...

Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm....

‘Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj…’/ Dëshmia e gazetares

Memorie.al / Një rrëfim i ish-spikeres së lajmeve në TVSH, e cila më pas u bë kineaste. Veshja “mburojë” nga “imperialistët amerikanë” dhe si...

Lajme të tjera

Web TV