“Dueli botëror”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momenti shumë delikat i Juventusit ende mban skenën në faqet e para të Italisë. Pas dorëheqjes së Agnellit dhe ndryshimit në krye, është koha për të kuptuar pasojat e mundshme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

“Juve, ka rrezik” është titulli i të përditshmes La Gazzetta dello Sport. Bardhezinjtë, përveç se jashtë fushe, tani mund të preken edhe në fushë nga një gjyq sportive i mundshëm.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 30/11/2022

Corriere dello Sport hapet me dy titujt kryesorë, me bardhezinjtë: “Juve është në rrezik”. Kupa e Botës në shenjën e Anglisë, e cila mposht Uellsin, fiton grupin dhe është kandidat ndër pretendentët për titullin: “Ulërima e Rashfordit”.Prima Pagina Corriere dello Sport 30/11/2022

Tuttosport hapet me fjalët e drejtuesit bardhezi, John Elkann, i cili merr frenat e kursit të ri të Juventusit: “Kundërsulmi i Juventusit”, duke analizuar strategjitë në të gjitha frontet, sportive, ekonomike, korporative dhe ligjore.Prima Pagina Tuttosport 30/11/2022

Në Spanjë, “Dueli botëror” është titulli i gazetës Sport, referuar përballjes në grupin C mes Polonisë dhe Argjentinës, e vlefshme për vendin e parë.Prima Pagina SPORT (Diario) 30/11/2022

Madrilenia AS hapet me deklratën e lojtarit spanjoll Rodrigo: “Askush nuk luan më mirë se Spanja”, i cili e konsideron kombëtaren e tij si një nga më të fortat.Prima Pagina AS 30/11/2022

Mirror Sport festoon fitoren e  Anglisë, e cila mbylli grupin e saj me suksesin e gjerë ndaj Uellsit: “St. George 3 -Dragonjtë 0”.Prima Pagina Mirror Sport 30/11/2022

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV