Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga bashkëshorti, thirrje për protesta në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti i Grave të Kosovës me organizata të tjera kanë bërë thirrje për protesta, pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në maternitetin e Kosovës.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë njoftimi për zhvillimin e protestave nesër në orën 16:00 në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pesë ditë pasi një tjetër grua u vra nga bashkëshorti po në Kosovë. Një shtatëdhjetë vjeçar vrau gruan e tij 63 vjeçe me profesion mësuese në banesën e tyre në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë.

Njoftimi:

Prishtinë, 30 nëntor/ THIRRJE PËR PROTESTË!

Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara!

Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona…
Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!

Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e
manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj
kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti,
Prishtinë.

Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë
sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e
pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

 

Të fundit

Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që...

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Rama publikon shifrat zyrtare: Ja sa vizitorë të huaj hynë në Shqipëri më 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024. Rama shprehet se 11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar vendin...

Spiropali takim me Begajn në Presidencë, fokus fushata dhe sesioni i ri parlamentar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se në fokus të takimit është...

Lajme të tjera

Web TV