Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje PD e Berishës, pasi paratë do i kalojnë Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit është personi që do të marrë mbështetjen financiare prej rreth 105 milionë lekësh.

Kriza politike brenda selisë blu pritet të kthehet edhe në një vështirësi financiare. Kodi Zgjedhor parashikon se partitë marrin mbështetje financiare për fushatën elektorale, por në rastin e PD-së, kjo mbështetje nuk do të ekzistojë për zgjedhjet e 14 majit, për shkak të bojkotit të demokratëve në procesin e vitit 2019. Fondet përllogariten në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit vendore, në të cilat PD-ja bojkotoi dhe tanimë vuan pasojën e radhës, atë të mosmbështetjes buxhetore. Kësisoj, paratë do të shkojnë direkt në arkën e Partisë Socialiste si forca politike e cila i fitoi të gjithë pushtetin vendor. Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje. Krahas parave për fushatë elektorale, partitë politike marrin edhe një mbështetje financiare të përvitshme për funksionimin e tyre. Fondet për vitin 2023 pritet të përkthehet në një krizë të dyfishtë brenda PD-së, të ndarë në dy grupime që pretendojnë se kanë drejtimin e partisë. Edhe pse Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i PD-së, ai vijon të njihet nga gjykata dhe institucionet si drejtues i saj. Për pasojë, ai ose trashëgimtari i tij në parti, Enkelejd Alibeaj, është personi që do të marrë mbështetjen financiare prej rreth 105 milionë lekësh, pavarësisht se prej më shumë se 7 muajsh tashmë drejtimi i selisë është në duart e Sali Berishës. Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së nga regjistri i partive politike. Harxhi u shpreh se tashmë është fakt që Basha është dorëhequr nga posti i kryetarit të PD. Anëtarja e Kryesisë së PD pohoi se gjyqtari ka pranuar kërkesën e saj dhe pritet seanca e radhës.

Të fundit

Ballkani mposhtet minimalisht në Çeki nga Plzen, paraqitje dinjitoze nga suharekasit

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht...

Spektakël në Holandë mes Ajax dhe Marseille, AEK ”shokon” Brightonin në shtëpi

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3....

Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky një paketë të re...

Duheshin 84 vota, Kuvendi shtyn rritjen e pagave për Kushtetuesen

Kuvendi nuk mundi të miratonte as këtë të enjte ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e saj. Kjo për...

Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak   Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV