80 raste të reja me HIV/AIDS në Shqipëri dhe 11 viktima në 10 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon të regjistrojë të njëjtin trend të shifrave të HIV/AIDS çdo vit. Në 10-mujorin 2022 u identifikuan 80 raste të reja, mes tyre 2 fëmijë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku u identifikuan 91 raste, shifra është pak më e vogël, por rastet pritet të shtohen deri në fundvit.

Eksperti i shëndetit publik në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Bani, tha  se në vitin 2021 u identifikuan në total 104 raste të reja me HIV/AIDS. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP, prej vitesh HIV/AIDS po qarkullon në vendin tonë, ndryshe nga fillimet e saj kur virusi importohej nga jashtë. Numri më i madh i të prekurve vijon të jetë nga popullata heteroseksuale, në masën 95 për qind, dhe më pak tek kategoria MSM (meshkujt që bëjnë seks me meshkujt).

Rruga e transmetimit vijon të jetë ajo seksuale dhe grupmosha më e prekur është 25-44-vjeç, mosha aktive seksuale.

Ekspertët e shëndetit publik, thonë se “nga 80 rastet e reja në total për periudhën janar-tetor, 75 janë persona të popullatës heteroseksuale dhe 5 nga kategoria MSM (meshkujt që bëjnë seks me meshkujt). Shumica e rasteve me HIV janë të grupmoshës 35-44-vjeç, afro 29 për qind, 25-34-vjeç zënë 27 për qind të totalit të rasteve“, tha eksperti Bani.

Me gjithë ndërhyrjet ndër vite për parandalimin e infektimeve me HIV/AIDS, në vendin tonë virusi vijon të identifikohet shumë vonë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për 10-mujorin 2022 raportojnë 11 viktima nga HIV, pacientë kryesisht të identifikuar në stadin e fundit të sëmundjes.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se me gjithë shifrat e larta të testimeve vullnetare afro 50.027 nga 42 mijë testime që u kryen gjatë 2021, ku vetëm në Tiranë janë kryer mbi 7 mijë testime, sërish rastet e reja nuk u identifikuan nga testimet vullnetare, por nga klinika e spitalit infektiv në QSUT.

Lexo edhe :  Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, edhe PS ka disa individë

“Ne vijojmë të kryejmë testime tek kategoritë e riskut si dhuruesit e gjakut, gratë shtatzëna, MSM, përdoruesit e drogave, punonjëset e seksit etj, por të prekurit identifikohen nga klinika infektive e kryesisht në stade të vona. Pjesa më e madhe paraqesin infeksione në lëkurë, që kanë si shkak prekjen nga HIV”, thonë ekspertët.

Në 10-mujorn e 2022, numrit të rasteve të reja me HIV iu shtuan dhe 2 fëmijë të infektuar nga nëna. Aktualisht në QSUT trajtohen me terapinë e retroviralëve rreth 792 pacientë me HIV, shumica e të cilëve janë nga Tirana. Në total në Shqipëri janë 1586 pacientë që jetojnë me HIV prej vitit 1993 kur u diagnostikua rasti i parë.

Të fundit

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Lajme të tjera

Web TV