“Taktika është të fitosh”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfidat e ditës në grupin E dhe F pushtojnë faqet e para të gazetave, pasi gjithcka varet në një sfidë për fatin e tyre.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Momenti shumë delikat i Juventusit ende mban skenën, në gazetat italiane. Gazzetta dello Sport ia kushton faqen e parë rikthimit të mundshëm bardhezi të Alessandro Del Piero: “Ale Juve”. Ferrero e quan Del Pieron si zëvendëspresidentin e ri të klubit.

“Djemtë e Messit” shkruan Corriere dello Sport, e cila vendos në pah fitoren e Argjentinës, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e 1/16-të si e para në grupin e saj.

Gazeta spanjolle AS hapet me përzgjedhjet e Luis Enrique drejt 1/16-tës: “Taktika është të fitosh”. Sot Spanja kërkon vendin e parë në Grupin E ndaj Japonisë.

Prestigjiozja Marca hapet po ashtu me sfidën e fundit në grup të iberikëve: “Nuk ka llogari që vlejnë: shkojmë për tonat”. Spanja do të jetë në fazën e 1/16-tës nëse mposht Japonin ose edhe nëse i falet një barazimi.

Entuziazëm i madh në faqen e parë të britanikes Daily Express Sport: “Gareth, po bëhet shtëpi”. Anglia do të luajë në fazën e 1/16-ës me Senegalin, një rival i cili në letër konsiderohet i thjeshtë për anglezët.

Të fundit

“Po iu luten të fotografoni votën”/ Berisha në Kukës: Mos u bëni bashkëfajtorë

Nga Kukësi ku vijoi fushatën elektorale këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se emigrantëve po...

Për 2 mijë euro ryshfet, burg oficerit, SPAK jep detaje për aferën e shefave të Rrugores

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Edison Tabakun, oficerin e Policisë Gjyqësore, të arrestuar për aferën e korrupsionit ku...

Giro d’Italia 2025, një ngjarje e përmasave botërore me fillime shqiptare

Bajram Peçi Shumëkush në Itali, por dhe në Shqipëri, shprehu habinë pse “Giro d'Italia” sezonin e vitit 2025 do e fillojë nga Shqipëria!? Çiklistët më të...

I fundit Papë përpara se bota të zhduket/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, sytë e shumë njerëzve janë kthyer drejt profecive të Nostradamusit,...

Po bëhej gati të ngrihej në fluturim/ Avioni përfshihet nga flakët, evakuohen pasagjerët

Një avion i linjës Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos mëngjesin e së...

Lajme të tjera

Web TV