Rikthehet “Njerëz dhe Fate”?/ Arben Derhemi ndan foton me Erën dhe dajën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë pasi publikoi një foto me Robert Ndrenikën përmes së cilës shprehej se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim.

Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim duke shkruar: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

Aktorët Eni Jani dhe Alfred Trebicka shfaqen të lumtur krah Derhemit. Kujtojmë që pak javë më parë, Derhemi, i cili luajti rolin e Florit, publikoi një foto me Robert Ndrenikën teksa shkroi: ““Sot e deklaroj rifillimin e serialit…”Njerëz dhe fate”…Është gati…”, duke krijuar entuziazëm për fansat.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.

Të fundit

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Lajme të tjera

Web TV