Samiti i BE në Tiranë/ Policia rrethon zonën, protesta e PD nuk do lejohet në Bulevard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën e 6 dhjetorit Tirana për pak orë, do të kthehet në kryeqytetin e Europës.

Pak metra me tutje, përgatitjet vazhdojnë për të mikpritur të gjithë udhëheqësit e vendeve anëtare të  BE-s në samit e BE-s me Ballkanin Perëndimor, një ngjarje e rrallë e historike për historinë moderne të Shqipërisë.

Mbajtja e këtij samiti në Tiranë, shihet si një kthim mëndje të BE-s ndaj Ballkanit Perëndimor pas një përgjumje e ulje shpejtësie me zgjerimin. Rreth orës 9:15 në këtë pjesë të Sheshit Italia, kryeministri Edi Rama do të presë udhëheqësit e BE.

Diskutimet e këtij samiti, i pari këtij lloji mes BE dhe Ballkanit Perëndimor,  nis në orëm 10:00 nga ku agjenda parashikon të flitet për çështje që lidhen me pasojat e agresionit rus në Ukrainë, forcimi sigurisë në përpalljen me influencat e huaja e ato të emigracionit. Përfshi marrjen e vendimit për heqjen e tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sikurse edhe në samitet e shkuara, në Bruksel apo vende të tjera, siguria kthehet në një sfidë më vete.

Me kërkesë të ekspertëve të sigurisë të BE për mbarëvajtjen e samit, ata  kanë kërkuar dy rrathë sigurie. Një të gjerë i cili nis nga ish hotel Dajti dhe përfund në afërsi të kodrave të liqenit. Ndërsa tjetri më i ngushtë rrethon të gjithë perimetrin e zonës ku do të mbahet samiti.

Policia do rrethojë stadiumin Air Albania, dhe hotelin ku Liderët nga 44 shtete do të mblidhen për këtë samit.

Insistimit të opozitës për të protestuar në bulevardin dëshmorët e Kombit drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku publikisht i tha “Jo”.

Lexo edhe :  Vera e re në fuçinë e vjetër/ Enkelejd Alibeaj, 1 vit duel me Sali Berishën

“Policia e Shtetit nuk e ndalon protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurimit. Arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo”- tha Rrumbullaku.

Me gjasa policia do lejojë tubimin e opozitës në sheshin Skënderbej, atje ku sugjeroi edhe bashkia e Tiranës.

Në Tiranë nga departamenti media i Komisionit Europian kanë ardhur dy zonja të cilat po kujdesen edhe për detajet se ku do të qëndrojë 600 gazetarë shqiptarë e të huaj akredituar për samitin.

Të fundit

Befason Maestro, i’a thotë në sy Kristit: A vetëm një palë rroba ka babai yt

Mbrëmë, një nga banorët me të pëlqyer të shtëpisë së Big Brother Vip Albania u vu para një zgjedhje,...

I ftohti ekstrem mbërthen Shqipërinë, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në orët në vijim

Prej 24 orësh Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar, ku temperaturat anë zbritur disa grad nën zero. Ndërkohë që edhe në orët në vijim...

Përfshihet nga flakët kodra pranë vendit të shenjtë në Vlorë

Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht nga banorë të...

Del audio/ Zhaklina Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar dhe do të më blejë me lekë

Opinionistja, Zhaklinë Lekatari ka deklaruar e burri i Oltës ka tentuar që ta blejë dhe e ka shantazhuar. Ajo është shprehur për këtë e...

Turqi/ Ende nën rrënojat e tërmetit ish-lojtari i Chelsea, dje shënoi golin e fitores

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatarrimtar me magnitudë...

Lajme të tjera

Web TV