SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin e ri bërthamor, B-21, i cili gradualisht do të zëvendësojë avionët që fillimisht u përdorën në Luftën e Ftohtë. Bombarduesi i parë, i prodhuar pas 30 vjetësh, mund të kushtojë pothuajse 700 milionë dollarë dhe ai mund të bartë armë bërthamore dhe konvencionale.

Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete.

Por, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ky bombardues është “dëshmi e avantazheve të qëndrueshme të Amerikës në zotësi dhe inovacion”. Bombarduesi B-21 Raider u prezantua gjatë një ceremonie të kompanisë prodhuese Northrop Grumman, të mbajtur në Kaliforni. Austin tha se avioni ofron përparësi krahasur me bombarduesit aktualë në flotën e SHBA-së, duke shtuar se “edhe sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore do të kenë vështirësi që të detektojnë në qiell bombarduesin B-21”.

“Pesëdhjetë vjet të përparimeve në teknologji të vëzhgimit janë përfshirë në këtë avion”, tha ai.

Ai shtoi se avioni është ndërtuar me një “sistem të hapur arkitekturor” që lejon përfshirjen e “armëve të reja dhe atyre që ende nuk janë zbuluar”.

Përderisa gjatë ceremonisë nuk u përmend nëse ky bombardues mund të fluturojë pa ekuipazh, një zëdhënëse e forcave ajrore amerikane tha se avioni “është i ndërtuar që ta ketë edhe këtë opsion, por ende nuk ka vendim që i njëjti të operohet pa ekuipazh”.

Fluturimi i parë i B-21 është paraparë të ndodhë vitin e ardhshëm.

Ky avion do të zëvendësojë modelet B-1 dhe B-2 që janë pjesë e flotës, dhe autoritetet parashikojnë se do të duhen 203 miliardë dollarë për ndërtimin e tyre, blerjen dhe operimin gjatë 30 vjetëve, raportoi Bloomberg.

Lexo edhe :  Mos harroni, elita politike miratoi skllavërinë, aktivistët radikalë i dhanë fund

Gjatë bombardues të tillë aktualisht janë në prodhim, tha kompania prodhuese, duke shtuar se ata do të jenë “gjeneratën e re të avionëve të padetektueshëm” dhe për ndërtimin e tyre do të përdoren “teknika dhe materiale” të paspecifikuara. Forcat ajrore amerikane pritet të pajisen me të paktën 100 avionë të tillë.

Të fundit

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se vendet perëndimore do të paguajnë për mbylljen e përkohshme të konsullatës së tyre në Stamboll javën e kaluar...

Myrto Uzuni i pandalshëm me Granadën në LaLiga, kryeson bindshëm listën e golashënuesve

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, vazhdon të dhurojë spektakël me Granada-n. Bomberi kuqezi e gjeti përsëri rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij...

Lajme të tjera

Web TV