Spartak Ngjela: Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Çështja e këtyre ditëve qëndron vetëm te një pikë: protesta e Saliut kundër Bashkimit Evropian.

Një skifo politike është kjo, nga ato lloj skifosh, që, në fakt, e kanë si natyrë vetëm të tremburit e dëshpëruar që shpresën e kanë te kundërshtarët e Perëndimit.

I.

Protesta e organizuar për në Tiranë në datën 6 dhjetor, kur Tirana duhej të ishte në festë, sepse Bashkimi Evropian ndodhet me samit në Tiranë, është kundër interesit të Shqipërisë.

Kush po e organizon këtë protestë?

Me një arsye të thjeshtë politike këtë po e kërkon ajo fuqi kundërshtare e Shqipërisë që ndërkohë është e shqetësuar nga vlerësimi i madh që po merr Shqipëria nga Bashkimi Evropian.

Kush mund të jetë kjo?

Është Rusia, e pas saj edhe Beogradi, kuptohet, sepse këta ndërkohë janë shprehur me tension kundër samitit të Tiranës.

Por, gjithashtu, nga sjellja kuptohet se shumë i shqetësuar është edhe korrupsioni i lartë i Shqipërisë.

Domethënë që ky korrupsion është në të njëjtin shqetësim me Rusinë, dhe gjithçka tani është e kuptueshme.

Atëherë?

Kuptohet që, halli i Rusisë është edhe halli i Saliut e co.

II.

Cili është objekti i vërtetë i kësaj proteste të pritshme?

E turpshme është kjo lloj politike, por të gjithë po tallen me Saliun që ka frikë dhe nuk e shpreh dot qëllimin e tij në atë protestë.

Saliu ka frikë të thotë që ai vetë është kundër Bashkimit Evropian, por po na thotë se gjithçka që ai po bën me atë protestë, është kundër Ramës.

Po, ku hyn Rama në samitin evropian të Tiranës, përveçse si një mikpritës dhe një pjesëtar i samitit?

III.

Saliu kujton se, një gënjeshtër fshehëse-qëllimi me mendjen e një 13 vjeçari, do të bindë shqiptarët se ķy nuk është kundër Bashkimit Evropian. Por, në anën tjetër, a e bind dot Saliu edhe politikën e lartë perëndimore?

Lexo edhe :  E fundit/ Zjarr në një banesë në Tiranë, ka vetëm dëme materiale

Por, çfarë po na thotë Saliu?

Po na thotë se ai po rreket të bindë Bashkimin Evropian që Rama është pushtues i Shqipërisë. Por, politika e lartë dhe evropianët me eksperiencën e tyre, këtë e marrin si një shqetësim psikik të një mendjeje të sëmurë. Kjo sepse, pasi ka dalë nongrata në Amerikë, Saliut, çdo shqetësim mendor i vjen nga ideja fikse se ai mund të jetë edhe nën akuzë.

Por, çfarë mendohet sak, për atë që mund të ndodhë në datën 6 dhjetor në Tiranë?

Asgjë nuk mendohet të ketë; madje edhe tubimi protestues i Saliut do të jetë mëse qesharak, sepse nuk ka objekt përse po proteston. Në fakt, objekti i fshehur i një proteste, tulat protestën, se në thelbin e një logjike të pastër, fshehja e objektit të një akti, është vjedhje.

Kurse, ndërkohë opozitës nuk i është dhënë leje që tubumi i saj protestues të mbahet përpara kryeministrisë, por në Sheshin Skënderbe. Dhe është e arsyeshme, sepse, në një kohë terrori ndërkombëtar, siguria e qeverive perëndimore nuk mund të cenohet nga një lojë fëmijësh që kuptohet se është e kurdisur nga Rusia.

Dhe pikërisht për këtë, Ministria e Brendshme ka vendosur të përdorë edhe mjete të blinduara.

Kjo tregon që shërbimet partnere kanë të dhëna për ndonjë skemë dhune.

Gjithsesi, masat mbrojtëse do të jenë shumë të rrepta, por duhet theksuar se këto masa janë domosdoshmëri kudo ku do të mblidhej një samit i Bashkimit Evropian, dhe nuk janë veçanërisht për Shqipërinë. Kurse Saliut, pikërisht për këtë, nuk ka gjasë që t’i feksë ajo që ka në kokë të bëjë.

Dje ai foli i trembur kur i tha opinionit se, kundër tubimit të tij protestues në Tiranë, do të përdoren mjete të blinduara.

Por, në anën tjetër, nëse vërtet do të identifikohen të huaj të dyshimtë në protestën e Saliut, gjendja e akuzës kundër tij, domosdoshmërisht do të sjellë goditjen penale për një krim të rëndë.


Të fundit

VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës...

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët...

Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar...

Kush e bleu ish-zyrtarin e FBI?/ Ja si përgjigjet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha  në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit...

“Ik me gjithë puthje, se dua hiç…”/ Zihen keq Kiara dhe Luizi: Krenaria jote të djeg

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin...

Lajme të tjera

Web TV