VIDEO/ Argjentina mposht Australinë dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për një biletë mes katër Kombëtareve më të mira në Katar 2022. Dy Kombëtaret e famshme përplasen pas 24 vitesh në çerekfinale pas duelit në Francë 1998.

Leo Messi zhbllokoi takimin me një gol të bukur në minutën e 35’, duke gjetur golin numër e nëntë në një Kupë Bote në takimin numër 1000 në karrierën si profesionist. Gol i veçantë dhe historik për kapitenin, i cili gjen golin e parë në duelet me eliminim direkt në një Botëror.

Argjentina dyfishoi në minutën e 57’ me anë të Julian Alvarez, i cili shfrytëzoi një gafë fatale të portierit dhe kapitenit të Australisë, Mathew Ryan. Australia rihapi takimin pas një autogoli të Enzo Fernandez në minutën e 77’.

I pafat lojtari i talentuar i Benfikës, ndërkohë që minutat e fundit u bënë dramatike. Australia ishte afër barazimit katër minuta më vonë, por Lisandro Martinez shpëtoi portën e tij duke i mohuar Aziz Behich një eurogol.

Lautaro Martinez humbi tri mundësi të mira për të shënuar golin e qetësisë, ndërkohë që në sekondat e fundit portieri Emiliano Martinez kreu një pritje të madhe ndaj Garang Kuol, duke evituar minutat shtesë. Në fund çlirim dhe festë argjentinase në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium”.

Të fundit

Mosha penalizon Biden/ Shumica e demokratëve nuk e duan dhe një mandat të dytë

Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij...

Tërmetet në Turqi! Gjeologu tregon nëse mund të preket Shqipëria: Ja kur rrezikohemi…

Tërmetet e fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar më shumë se 2300 viktima e mijëra të plagosur. Shumë qytetarë të tjerë kanë...

Befason Maestro, ia thotë në sy Kristit: A vetëm një palë rroba ka babai yt

Mbrëmë, një nga banorët me të pëlqyer të shtëpisë së Big Brother Vip Albania u vu para një zgjedhje, ai kishte për detyrë që...

I ftohti ekstrem mbërthen Shqipërinë, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në orët në vijim

Prej 24 orësh Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar, ku temperaturat anë zbritur disa grad nën zero. Ndërkohë që edhe në orët në vijim...

Përfshihet nga flakët kodra pranë vendit të shenjtë në Vlorë

Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht nga banorë të...

Lajme të tjera

Web TV