Në një moment kur nervat kapluan lojtarët në fushë, në sfidën Zvicër-Serbi, mendësia shoviniste u vu në pah nga tifozët serbë, të cilët thërrisnin me korin e marrëzishëm “vritni, vritni shqiptarët”.
Spikeri zyrtar në stadiumi i bëri thirrje atyre të ndalin të gjitha ofendimet dhe gjestet diskriminuese!
Një gjest skandaloz që FIFA duhet të marrë masa ndëshkuese.
Gjithashtu, edhe Federatat Shqiptare e Futbollit duhet të reagojnë pas këtyre ngjarjeve të shëmtuara.
Në eventin më të shikuar, para syve të botës, bëhen thirrje raciste për të vrarë e zhdukur shqiptarët dhe është detyrë e FSHF-së që të mbajë një qëndrim zyrtar për t’i kërkuar FIFA-s masa ndëshkuese.