Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022.

Rrumbullaku u përgjigj shkurt duke thënë se policia ishte në rrugë të mbarë për zgjidhjen e rastit në fjalë duke theksuar se sot kishte dalë në konferencë për shtyp për masat e sigurisë në lidhje me Samitin e 6 dhjetorit.

“Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin”, tha ai në një kohë kur është në përfundim edhe ultimatumi i Ramës ndaj policisë për zgjidhjen e këtij rasti.

Më herët, familjarë të Martinajt deklaruan në media akuza të forta ndaj politikanëve të rendësishëm në vend duke theksuar se ata kanë gisht në zhdukjen e djalit të tyre.

Martinaj u zhduk në fillim të gushtit dhe pamjet e fundit në lidhje me të janë fiksuar pranë një qendre tregtare në Tiranë. Deri më tani ka patur mjaft spekulime, por as prokuroria dhe as policia nuk kanë thënë diçka më tepër mbi rastin në fjalë. /

Të fundit

A duhet të konsumojnë mjaltë diabetikët?

Nga ana ushqimore, 1 lugë gjelle mjaltë (21 gram) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, përfshirë fruktozën, glukozën,...

Mosha penalizon Biden/ Shumica e demokratëve nuk e duan dhe një mandat të dytë

Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai planifikon të kandidojë...

Tërmetet në Turqi! Gjeologu tregon nëse mund të preket Shqipëria: Ja kur rrezikohemi…

Tërmetet e fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar më shumë se 2300 viktima e mijëra të plagosur. Shumë qytetarë të tjerë kanë ngelur...

Befason Maestro, ia thotë në sy Kristit: A vetëm një palë rroba ka babai yt

Mbrëmë, një nga banorët me të pëlqyer të shtëpisë së Big Brother Vip Albania u vu para një zgjedhje, ai kishte për detyrë që...

I ftohti ekstrem mbërthen Shqipërinë, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në orët në vijim

Prej 24 orësh Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar, ku temperaturat anë zbritur disa grad nën zero. Ndërkohë që edhe në orët në vijim...

Lajme të tjera

Web TV