“Gjak, djersë dhe Messi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi dhe Argjentina fitojnë ndaj Australisë dhe kalojnë në çerekfinale, aty ku do të përballen me Holandën e profesorit Louis van Gaal.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me një problem të ri për bardhezinjtë: “Juve, kujdes nga CR7 ”. Më shumë telashe për Zonjën, Ronaldo ka kërkuar dokumentet e hetimit të Torinos për t’i marrë 20 milionët.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 04/12/2022

“Faleminderit Leo” është titulli i Corriere dello Sport, e cila ia kushton faqen e parë fitores së Argjentinës dhe paraqitjes fenomenale të Messit ndaj Australisë në 1/16.Prima Pagina Corriere dello Sport 04/12/2022

Gazeta argjentinase Ole e hap me një falënderim për Leo Messin dhe shokët e tij: “Faleminderit njëmijë herë”, duke iu referuar ndeshjes së njëmijtë të ‘Pleshtit’.Prima Pagina Olé 04/12/2022

Prestigjiozja franceze ‘L’Equipe’ hapet me titullin: “Blutë në pole position”. Franca përballet sot me Poloninë në 1/16, ku sigurisht cilësohet si favorite për të fituar.Prima Pagina L'Equipe 04/12/2022

“Gjak, djersë dhe Messi” shkruan madrilenia AS. Superylli argjentinas shënon golin e parë, jep një recital dhe kualifikon Argjentinën. Kombëtarja Albiceleste do të përballet në çerekfinale me Holandën.Prima Pagina AS 04/12/2022

Katalanasja Sport fokusohet gjithashtu tek i njëjti person: ”Messi shkon në çerekfinale”. Leo luajti ndeshjen e tij të njëmijtë duke udhëhequr Argjentinën dhe duke shënuar golin e tij të parë në fazën eliminatore në një Kupe Bote.Prima Pagina SPORT (Diario) 04/12/2022

Të fundit

Po bëhej gati të ngrihej në fluturim/ Avioni përfshihet nga flakët, evakuohen pasagjerët

Një avion i linjës Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar...

Berisha nga Puka: Në 3 muajt e parë do të përgjysmojmë taksat për bizneset e mëdha

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorët e Pukës, ku u shpreh se programi i Partisë Demokratike për biznesin është si kurrë...

“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin e takimeve të tij me...

Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës...

Rriten vjedhjet e skuterave/ Eksperti: Burim aksidenti, të targohen, policia s’i gjobit

Monopatinat apo siç njihen ndryshe si skuterët elektrikë, kohët e fundit sa vjen e bien më shumë pre e hajdutëve. Thuajse çdo ditë në...

Lajme të tjera

Web TV