Humbja ndaj Zvicrës, teoria e serbëve: Dy fallxhore shqiptare yshtën lojtarët tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hera e dytë radhazi që Zvicra e mposht Serbinë në Botëror dhe e eliminon menjëherë në fazën e grupeve. Humbja e fundit 3-2 ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin sportiv serb, por në vend që të kërkojnë më shumë nga futbollistët e tyre, gjejnë justifikime nga më të ndryshmet.

Së fundmi në një emision sportiv në Serbi pretendojnë se kanë mësuar që Zvicra ka paguar fallxhore apo magjistare për të yshtur lojtarët e Serbisë dhe për të bërë të mundur që Zvicra të fitojë dhe të kualifikohet në fazën me eliminim direkt të Katar 2022.

“Zvicra ka paguar fallxhore për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerat janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, u tha nga një prej panelistëve gjatë emisionit, duke shkuar kaq larg në pretendimet e tij.

Në ndeshjen ndaj Serbisë, Zvicra kishte Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën në fushë. Të dy lojtarët ishin vendimtarë me paraqitjet e tyre. Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa kapiteni Xhaka u shpall lojtari më i mirë i sfidës, teksa ishte protagonist edhe në një zënkë me kundërshtarët.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV