“Lini çdo gjë e nisuni drejt Tiranës”/ Berisha thirrje të fortë protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet.

Mes të tjerash, Berisha foli edhe në lidhje me protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, në të njëjtën ditë që do të organizohet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Lini çdo gjë dhe nisuni drejt Tiranës, bujrum mirë se të vini.

Ta marrë vesh gjithë bota se ne nuk nënshtrohemi, jemi njerëz të lirë dhe se ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç atij të mafias e dhunës, këto orë që na ndajnë që presim me padurim protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ne nuk kërcënojmë, në asnjë rast e rrethanë sigurinë e miqve.

Përkundrazi, kërcënim janë klanet mafioze të Edi Ramës dhe vetë ai. Nuk na pengon dot ne, për protestë në rrugë dhe sheshe.

Të bëjmë ç’të mundemi, sa më shumë banderola, parulla në anglisht kësaj here se i kemi miqtë aty, janë fantastike. Flasin sa një fjalim, të vijnë të rinjtë t’i marrin me flamuj kombëtarë, europianë e të PD-së të mbushin sheshin”, ka thënë ai.

 

Të fundit

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë...

Lajme të tjera

Web TV