Adriana Kalaja që kandidonte në ‘primaret’ e Tiranës ka thyer heshtjen pasi mori vetëm 128 vota. Duke folur për mediat, ajo nuk ka harruar të shigjetojë Belind Këlliçin duke e akuzuar se ka përfituar fonde nga Fonadicioni Soros dhe inceneratorët.
Akuzat e rënda ndaj Këlliçit vijnë pasi ky i fundit doli në balotazh më Ilir Alimehmetin.
“Ndjej keqardhje që një numër shumë i vogël përqafoi programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve. Që bashkëshortja e vet ka përfituar fonde nga Sorosi dhe Erion Veliaj. Sesa të përqafojë një projekt që për mua është një projekt që i duhet Tiranës për 100 vite” – tha Kalaja.