Marrëveshja Roaming, Balluku: Do sjellë ndryshime të mëdha dhe çmime të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrasktrukturës, Belinda Balluku ka mbajtur fjalën e saj në konferencën për marrëveshjen Roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ajo tha se heqja e këtyre tarifave do të sillte ndryshime të mëdha duke pasur larmishmëri dhe çmime më të ulëta në ofertat e bëra.

“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.

Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike.

Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të ardshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive.  Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”-tha Balluku.

Të fundit

22-vjeçarja e dehur thyen pajisjet në biznesin e tyre, babë e bir në Tiranë e rrahin

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për tre persona, pas një incidenti ndodhur mes një vajzë të...

Pse uji i detit është i kripur?

Fillimisht, uji i detit ishte po aq i freskët sa uji i lumit. Përqendrimi aktual i kripës, rreth 35 gram për kilogram ujë, daton vetëm...

“‘Djathtas për Zhvillim’ nuk del pa mandate”, Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe

Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se...

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku...

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet se dy makina janë përplasur...

Lajme të tjera

Web TV