Lajmi i samitit BE-Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje mediatike edhe nga mediat e huaja, por vëmendje mediake të madhe ka fituar edhe incidenti që ka ndodhur me Berishën në Bulevardin “Dëshmorët e Kobit”, i cili u godit në mes të protesës. Agjensia e lajmeve ANSA raporton se ‘kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.
Gjithashtu edhe Reuter e ka komentuar ngjarje e sotme në protestë ku ka raportuar se ‘lideri i opozitës është goditur me grusht nga një person në protestën e organizuar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.