Erzen Breçani, ish-zyrtar policie tha në emisionin Now në Euroneës Albania ka zbuluar detaje të reja nga sulmi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dje në pr9otestë.
Ai tregoi se vetë Berisha kishte ndërhyrë që i riu të mos goditej më, ndërsa rrëfeu se gjatë kalimit në trotuar për tek selia e PD i ishte dashur ta mbronte me trup 31-vjeçarin nga goditjet.
Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në polici.