“Kërkoi të blinte një bluzë firmato”, Blendi Fevziu tregon përgjigjen që i dha të bijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori shumë i dashur nga publiku, Blendi Fevziu ka folur për marrëdhënien që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.

Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë dhe rrëfeu një moment kur Mishel i kishte kërkuar diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu duke i treguar arsyen.

Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi në “Wake up”.

Të fundit

Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur: Jam gati të bëj valixhet…

Romeo Veshaj është shprehur mbrëmë se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother...

A do dërgojë NATO trupa në Ukrainë? ja si përgjigjet presidenti Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka folur në lidhje me mundësinë...

Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore: Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet...

Rama në konferencë me Zelenskyn: Të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë...

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Në një videomesazh presidenti...

Lajme të tjera

Web TV