Marrëveshja Vuçiç – Kurti/ Reuters: Nuk parashikohet njohje, por normalizim marrëdhëniesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka hartuar versionin e ri të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me një afat kohor të qartë të veprimeve. Lajmin e bën të ditur Reuters e cila i referohet një diplomati të Bashkimit Europian.

Projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh – kur dhe si duhet të ndodhin ato”. BE pret që dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit.

“Nuk është njohje e plotë…, por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, tha diplomati.  Edhe shefi i politikës së jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar në samitin BE Ballkan  se dy paleve u është dorëzuar drafti i ri i propozimit, bazuar në planin e njohur si “franko-gjerman”.

Sipas tij Kosova dhe Serbia “duhet të vazhdojnë angazhimin konstruktiv e të fokusohen në progres të pakthyeshëm drejt normalizimit”.

Dy shtetet u angazhuan qe në vitin 2013 për një dialog të ndermjetesuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet e hapura, por deri më tani është bërë pak përparim. Marrëveshja me Kosovën mbetet një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thanë se mbeten të përkushtuar ndaj një dialogu të sponsorizuar nga BE-ja.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV